Kthimet

Kthim i lehtë
brenda 14 ditëve.

Nëse produkti nuk plotëson pritjet tuaja, e ktheni pa stres brenda 14 ditëve nga data e blerjes.

Si funksionon kthimi?

Hapi 1 — Na kontaktoni

Dërgoni mesazh në WhatsApp ose email (info@flomarkt.shop) me numrin e porosisë dhe arsyen e kthimit. Ekipi ynë do t'ju udhëzojë hap pas hapi.

Hapi 2 — Kthimi fizik

Produkti mund të kthehet drejtpërdrejt në dyqanin tonë në Prishtinë, ose me kurier. Për kthimin me kurier, ju ndajmë etiketën e dërgimit.

Hapi 3 — Rimbursimi

Pasi produkti mbërrin dhe verifikohet, rimbursimi kryhet brenda 3–5 ditëve pune — me të njëjtën metodë pagese të përdorur gjatë blerjes.

Kushtet e kthimit

  • Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe në gjendjen origjinale
  • Paketimi origjinal duhet të jetë i plotë
  • Fatura ose konfirmimi i blerjes duhet të paraqitet
  • Kthimi kryhet brenda 14 ditëve kalendarike nga data e blerjes
Produktet jo të kthyeshme

Parfumet e hapura, produktet e personalizuara dhe produktet e blera me zbritje finale (SALE -50% dhe mё shumё) nuk kthehen, por mund të shkëmbehen.

Shkëmbimi i produktit

Nëse dëshironi të shkëmbeni produktin me madhësi ose model tjetër, na kontaktoni brenda 14 ditëve. Shkëmbimi bëhet falas nëse produkti është i disponueshëm në magazinë.

Garancion shtesë

Produktet me defekt prodhimi mund të kthehen ose shkëmbehen edhe pas 14 ditëve, sipas kushteve të garancionit. Lexoni faqen tonë të garancionit për detaje.

Dëshironi të ktheni apo shkëmbeni një produkt?

Fillo procesin e kthimit