FAQ

Pyetjet më të shpeshta.

Gjithçka që duhet të dini para se të blini te FLOMARKT. Nëse nuk gjeni përgjigjen këtu, na shkruani drejtpërdrejt.

Porositë dhe Dorëzimi

Si bëj një porosi online?
Shtoni produktin në shportë, shkoni te checkout, plotësoni të dhënat e dorëzimit dhe zgjidhni metodën e pagesës. Do të merrni konfirmim automatik me email.
Sa kohë merr dorëzimi?
Prishtinë: 1 ditë pune. Gjithë Kosova: 1–2 ditë pune. Porositë e konfirmuara deri 14:00 dërgohen të njëjtën ditë.
A mund të paguaj kur vjen produkti?
Po, pagesa në dorëzim është e disponueshme për të gjitha porositë brenda Kosovës.
A ka dërgesë falas?
Po! Porositë mbi 50€ kanë dërgesë falas në të gjithë Kosovën.

Produktet dhe Origjinaliteti

A janë produktet 100% origjinale?
Po. Çdo produkt te FLOMARKT është origjinal dhe i blerë drejtpërdrejt nga furnitorët e autorizuar ose importues zyrtarë. Asnjë produkt nuk hyn në raftet tona pa kaluar kontrollin tonë të kualitetit.
A shiten edhe "dupe" parfumesh?
Po, kemi edhe parfume të frymëzuara nga origjinalet — të etiketuara qartë si "Dupe" ose "Inspiruar nga…". Nuk pretendojmë se janë origjinale — sinqeriteti është diferencimi ynë.
A ka garancion çdo produkt?
Po. Çdo produkt vjen me garancion — 6 deri 24 muaj varësisht nga kategoria. Garancioni aktivizohet automatikisht me blerjen. Ruani faturën.

Kthimet dhe Garancioni

Si e kthej një produkt?
Na kontaktoni brenda 14 ditëve nga blerja. Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe me paketim origjinal. Na shkruani në WhatsApp ose email dhe ne udhëzojmë hap pas hapi.
Produkti ka defekt — çfarë bëj?
Na kontaktoni menjëherë. Dërgoni numrin e porosisë dhe përshkrimin/foton e problemit. Brenda 24 orësh do të merrni zgjidhje — riparim falas ose zëvendësim.

Servis Telefoni

Çfarë servisesh ofron FLOMARKT?
Zëvendësim ekrani, riparim baterie, zëvendësim kamerash, porta ngarkimi, probleme softueri dhe shumë më tepër. Telefonë, tableta dhe aksesorë — të gjitha brendet kryesore.
Sa zgjat servisi?
Shumica e serviseve kryhen brenda 1–3 orësh. Rastet komplekse mund të marrin 24–48h. Gjithmonë ju njoftojmë për kohën dhe çmimin para fillimit.
A ka garancion servisi?
Po — 30 ditë garancion mbi çdo punë të kryer nga ekipi ynë. Nëse i njëjti problem rikthehet, e rregullojmë pa kosto shtesë.

Nuk gjetet përgjigjen? Na pyesni drejtpërdrejt.

Na pyesni në WhatsApp