Xiaomi TV Stick 4K (2nd Gen) – Google TV

Xiaomi TV Stick 4K (2nd Gen) – Google TV

€49,99
Sale price  €49,99 Regular price  €59,99
Skip to product information
Xiaomi TV Stick 4K (2nd Gen) – Google TV

Xiaomi TV Stick 4K (2nd Gen) – Google TV

€49,99
Sale price  €49,99 Regular price  €59,99

Për porosi ose ndihmë të shpejtë, na kontaktoni direkt në +383 44 483 541

Pagesë në dorëzim Pagesë me kartelë Visa Mastercard

Ktheje televizorin tënd në një Smart TV modern me Xiaomi TV Stick 4K (2nd Gen). Një pajisje kompakte që lidhet direkt me televizorin dhe të jep qasje në Google TV dhe aplikacionet e preferuara për filma, seriale, video dhe argëtim.

Me mbështetje për 4K Ultra HD, Wi-Fi 6 dhe Google TV, është zgjidhje shumë praktike për televizorët që nuk janë Smart TV ose për ata që duan një sistem më modern dhe më të lehtë për përdorim.

Google TV – gjithçka në një vend

Google TV organizon përmbajtjet dhe aplikacionet në një ndërfaqe të vetme. Mund të përdorni aplikacione të njohura si:

  • Netflix
  • YouTube
  • Prime Video
  • Rakuten TV
  • IMDb dhe aplikacione të tjera të disponueshme për Google TV

Rezolucion 4K Ultra HD

Xiaomi TV Stick 4K është projektuar për transmetim të përmbajtjeve deri në 4K Ultra HD, duke ofruar figurë të detajuar në televizorët kompatibilë.

Wi-Fi 6

Gjenerata e dytë vjen me mbështetje për Wi-Fi 6, duke mundësuar lidhje moderne wireless me routerë kompatibilë dhe transmetim më të përshtatshëm të përmbajtjeve online.

Telekomandë praktike

Në paketim përfshihet telekomanda, me të cilën kontrolloni Google TV, volumin, navigimin dhe aplikacionet. Ka gjithashtu butona të dedikuar për qasje të shpejtë në platforma si Netflix, YouTube dhe Prime Video.

Karakteristikat kryesore

  • Modeli: Xiaomi TV Stick 4K – 2nd Gen
  • Google TV
  • Rezolucion deri në 4K Ultra HD
  • Procesor Quad-Core
  • Wi-Fi 6
  • Bluetooth 5.2
  • Mbështetje Dolby Vision / Dolby Atmos
  • Telekomandë me kontroll zanor
  • Dizajn shumë kompakt
  • Lidhje direkte me televizorin përmes HDMI

Ideal për televizorë më të vjetër

Nëse televizori juaj ka HDMI, Xiaomi TV Stick mund të jetë një mënyrë shumë praktike për t’i shtuar funksione Smart TV pa pasur nevojë ta ndërroni televizorin.

Xiaomi TV Stick 4K (2nd Gen) – Google TV, 4K dhe aplikacionet e tua të preferuara në një pajisje të vogël.

Share

Mund t'ju pëlqejë edhe